style2
444 2 574
Işıklar Cad. No: 35/A Ataşehir / İstanbul

Varis Clinik

KIRURGJIA ARTER KAROTIS

KIRURGJIA ARTER KAROTIS

Bllokim i arter karotis (damar i qafës):
Mjeku ju thotë që duhet të bëheni operacion nga arteri karotis (damari i qafës)?

Arteret karotis janë dy damarë të mëdhenj ( damar të qafës) në dy anët e qafës të cilët çojnë gjak me oksigjen në tru. Kur një nga këto damarë ngushtohet në tru nuk shkon oskisgjeni i mjaftueshëm. Kjo mund të shkaktojë “Paralizë”. Poshtë zënë vend njohuritë se çfarë mund të bëjmë për damarët e bllokuar të trurit dhe për pakësimin e rrezikut për të mos u paralizuar.

ÇFARE ESHTE PARALIZA ( Goditja; stroke)?
Ndalimi i përkohshëm i kalimit të gjakut në çfarëdo pjesë të trurit mund të shkaktojë një gjendje paralize. Paraliza mund të jetë edhe e kalueshme por në përgjithësi mund të mbetet përherë. Gjatë paralizës ankesat janë këto: Humbje energjie ose mpirje në këmbë dhe në krahë, ndryshime në shikim ose në disa raste edhe një sy mund të qërrohet fare, moskuptimi i të folurit, paralizë fytyre.

PAKËSIMI I MUNDËSISË PËR PARALIZIM:
Karotis endarterektomi, është terma mjeksore e përdorur për hapjen kirurgjikale të damarit të mbyllur. Në rast se jeni paralizuar menjëherë mund të lind nevoja për operacion. Në rast se

nuk keni ankesa doktori përpara se të vendosë për operacion mund të kërkojë që të ndjekë për disa muaj gjendjen tuaj shëndetësore. Kjo varet nga grada e ngushtimit të damarit.

NGA SE SHKAKTOHET PARALIZA:
Një damar i shëndetshëm lejon vazhdimisht rrjedhjen pa ndërprerje të gjakut në tru. Por në rast se samari brenda është i bllokuarshpejt apo vonë mund të shkaktohet një paralizë. Përdorimi i duhanit, sëmundjet si kolesterola e lartë, sëmundja e sheqerit mund të shkaktojnë ngushtim ose bllokim të damarit. Duke u rritur shkalla e bllokimit rritet edhe shtohet edhe rreziku për paralizë.

Në Qoftë Se Ndodh Ngushtimi Në Arteret Karotis ( damari i qafës):
Tensioni i lartë, sëmundja e sheqerit, dhe disa probleme të tjera shëndetsore shkaktojnë gëlqerizim në arter. Përdorimi i duhanit dhe dietat jo të mira shtojnë gëlqerizimin e këtyre damarëve. Së bashku me gëlqerizimin ngushtohet diametri i brendshëm i damarit. Kjo gjendje pakëson rrjedhjen e gjakut brenda damarit dhe shton rrezikun e e formimit të mpikjes së gjakut. Me ngushtimin e damarit sasia e gjakut që shkon në tru pakësohet në një shkallë të rëndësishme.

Një damar i qafës i hapur dhe i shëndetshëm lejon lehtë dhe pa ndërprerje kalimin e gjakut në tru. Damari i ngushtuar dhe i bllokuar bën që të pakësojë kalimin e gjakut.

Rreziqet e bllokimit të arerit karotis:
Me ngushtimin e arterit copat e vogla të mpiksura të gjakut dhe copat e gëlqeres duke u shkëputur nga muret e damarit shkojnë në damarët e vegjël dhe shkaktojnë bllokimin e këtyre damarëve. Edhe bllokimi i damarëve në tru shkakton paralizë.

Si shkaktohet paraliza e përkohshme (TIA):
Copat e vogla të mpiksura të gjakut në pjesë të ndryshme të trurit shkaktojnë prishjen e përkohshme të rrjedhjes së gjakut dhe “paralizë të vogël” ose “ paralizë të përkohshme. Kjo gjëndje mund të zgjasë nga disa minuta deri në 24 orë. “Pariza e përkohshme” ose paraliza” e vogël” është një problem shumë i rëndësishëm dhe mund të jetë lajmëruesi i një paralize të përhershme. Në këtë rast lind nevoja për ndihmë mjeksore.

Si shkaktohet paraliza e përhershme:
Mpiksjet më të mëdhaja të gjakut në një pjesë të trurit ndalojnë plotësisht qarkullimin e gjakut dhe ky rast shkakton vdekjen e qelizave të trurit dhe paralizë. Mbas paralizës ankesat ndryshojnë sipas pjesës së ndikuar të trurit. Disa të sëmurë mbas paralizës kanë vështirësi në ecje, disa të sëmurë kanë vështirësi në tëf olur, në disa raste paraliza mund të shkaktojë edhe vdekjen. Në të gjitha këto raste çuarja në spital e të sëmurit ka një rëndësi shumë të madhe. Gëlqerizimi brenda arterit shkakton mpiksjen e gjakut. Mpiksjet e gjakut që shkojnë në tru shkaktojnë paralizë të përkohshme ose paralizë të përhershme.

CILAT JANË TESTET E NEVOJSHME:
Doktorët për të ditur më hollësht në lidhje me problemet në damarin karotis mund të bëjë teste të ndryshme. Mbas këtyre testeve mund të kërkojë edhe teste të tjera. Qëllimi i këtyre është që të zbulojnë plotësisht problemin dhe për të kuptuar nëse është e nevojshme një ndërhyrje kirurgjike.

Historia mjeksore:
mjekut tregojini hollësisht problemet tuaja. Këto ankesa mund të jenë probleme si mpirje, dobësi, prishje e shikimit. Mos harroni që mjekut tuaj ti jepni njohuri edhe në lidhje me problemet e tjera shëndetsore si tensionin e lartë, sëmundjen e sheqerit. Këto lloj sëmundje mund të shtojnë rrezikun e paralizës.

Visita e Mjekut:
Doktori do tu masë tensionin dhe do tju dëgjojë për gjetjen e e bllokimit të të gjithë damarëve. Për shkak të prishjes së rrjedhjes së gjakut në damarët e bllokuar së bashku me rrahjet e zemrës mund të dëgjojë një zhurmë anormale. Gjithashtu edhe pikat e vogla të damarëve të gjakut në sytë tuaj mund të jenë një tregues i sëmundjes së arterit karotis. Doktori juaj do të studjojë edhe reflekset dhe nëse keni ose jo humbje fuqie në krahë dhe në këmbë. Sipas rezultateve të vizitës doktori mund të kërkojë edhe analiza të tjera.

TEST DOPPLER ULTRATINGUJ:
Një teknik duke përdorur metodën e ultratingujve lejon konfigurimin e artereve karotis. Gjatë këtij testi një aparat tërheqës i veçantë shtypet lehtë në qafën tuaj, në këtë moment në një ekran televizori duket një figurë. Përfundimisht kuptohet se sa i ngushtë është arteri. 

ANZHIOGRAFI:
Nga ju mund të kërkohet edhe një test që quhet anzhiografi. Gjatë këtij testi një mjek me bojën e hedhur nga damari nxjerr filmin rontgen të artereve karotis. Nxirret harta e brendëshme e artereve.

Testet e tjera:
Me anzhiografinë e Rezonancës Magnetike pa përdorur rrezet rontgen dhe radiacion mund të nxirret harta e artereve. Kjo është një metodë më e re. Me tomografinë e trurit përcaktohet nëse më parë është kaluar një paralizë ose jo dhe në qoftë se është kaluar përcaktohet sasia e dëmtimit të krijuar në tru.

A është nevoja për operacion?
Mjeku do tju këshillojë metodën më të përshtatëshme për kurim. Nevoja ose jo për operacion varet nga ankesat tuaja dhe nga sasia e ngushtimit të artereve. Mjeku ashtu siç mund tju këshillojë për operacion mund të kërkojë edhe tu ndjekë për një kohë.

Kur është nevoja për operacion?
Edhe në qoftë se ngushtimi në damar mund të jetë i lehtë dhe ju keni ankesa si paralizë e përkohshme që shkon dhe vjen operacioni është i domosdoshëm. Edhe në rast se nuk keni ankime, por testet tregojnë bllokim të shkallës së lartë të artereve përsëri rrezikoheni për paralizë,  prandaj  është nevoja për operacion.

Si bëhet kurimi i ngushtimit Karotis?
Në rast se është nevoja për operacion mjeku do tu këshillojë për një operacion që quhet “ karotis endarterektomi”. Me këtë operacion gëlqerja brenda damarëve pastrohet dhe damarët nga brenda bëhen përsëri të lëmuar. Kështu mënjanohet krijimi i mpikjes së gjakut brenda në damar. Edhe në rast se nuk këshillohet operacioni mjeku mund tju këshillojë për disa ndryshime që do të pakësojnë rrezikun e paralizes: këto ndryshime janë mbajtja nën kontroll e tensionit, lënia e duhanit, zgjedhja e ushqimeve dhe bërja rregullisht e ushtrimeve fizike.
Mund tju këshillojë edhe disa ilaçe për rregullimin e qarkullit të gjakut dhe për hollimin e gjakut.

PREGATITJA PËR OPERACION:
Që ky operacion të dalë me sukses edhe ju si i sëmurë luani një rol të madh. Mjeku do tju tregojë hollësisht se çfarë duhet të bëni përpara operacionit. Do tju japë njohuri të hollësishme në lidhje me rreziqet e operacionit dhe komplikacionet e mundshme . Në qoftë se hezitoni në ndonjë pikë mos u druani të puesni mjekun.

Para operacionit:
Duke patur parasysh pikat e përcaktuara më poshtë do tju ndihmojnë shumë për kalimin me sukses të operacionit:
- Mjekun duhet ta vini në dijeni për të gjitha ilaçet që përdorni së bashku me aspirinën.
- Në rast se e përdorni duhanin para operacionit duhet ta lini pa tjetër.
- Ditën e operacionit mbas mesnatës nuk duhet të hani dhe pini asgjë, duke përfshirë edhe ujin edhe çajin.
- në rast se mjeku ju ka këshilluar të merrni ilaçet në mëngjesin e ditës së operacionit pijini me një sasi shumë të vogël uji.

RREZIQET E OPERACIONIT DHE KOMPLIKACIONET E MUNDËSHME.
Si çdo operacion dhe në endarterektonominën karotis ekzistojnë disa rreziqe dhe komplikacione të mundshme. Disa nga këto janë:
- Gjakderdhje
- Prishje e të folurit përkohësisht dhe vështirësi në përtypje
- Probleme të zemrës
- Paralizimi i përkohshëm ose i përhershëm

Shtrimi në spital:
Si një pjesë e pregatitjes për operacion do tju duhet të firmosni një formular leje operacioni. Ky formular përfshin disa detaje si rreziqet dhe komplikacionet e mundshme të operacionit. Përveç kësaj ju behet matja e tensionit dhe e impulsit dhe hapet rruga e një damari.

Anesteza:
Anesteza lejon mosndjerjen e dhimbjeve gjatë operacionit. Një mjek specialist i anestezës do tju tregojë se cilën metodë të anestezes do të përdorë. Anesteza e përgjithshme lejon që gjatë operazionit të bëni një gjumë të thellë. Ndërsa anesteza lokale ju mpin vetëm vendin e operacionit por gjatë operacionit vetëdija mbetet e hapur. Në këtë rast për qetësim mund tju japin edhe disa ilaçe.

Vendi i operacionit:
Prerja e bërë për operacion bëhet në një mënyrë që të vijë sipër arterit karotis. Gjatësia e plagës dhe vendi në qafë mund të ndryshojë nga i sëmuri në të sëmurë.
Gjatë operacionit me një typ të hollë ndërrohet rruga e rrjedhjes së gjakut dhe kështu kirurgu duke punuar mbi damar lejon kalimin e gjakut në tru. Kjo lloj teknike bëhet në disa të sëmurë por varet edhe nga grada e ngushtimit të damarit në anën tjetër.

Pastrimi i damarit:

Kirurgu gëlqeren brenda damarit e ndan me kujdes nga muri i damarit. Kështu pakësohet mundësia e mpikjes brenda damarit dhe rreziku i paralizës.

Përfundimi i operacionit:
Mbas nxjerrjes së së gëlqeres doktori murin e damarit e mbyll me të qepura. Ndonjëherë në vendin e operacionit lihet një vend kullimi dhe plaga mbyllet me një bandazh të vogël.

Afati i shtrimit në spital:
Mbas operacionit do të çoheni në pavionin e përmendjes. Nga këtu do të çoheni në një dhomë të spitalit ku do të rrini një ose dy ditë. Të sëmurët mbas këtij operacioni zakonisht ditën tjetër nxirren nga spitali.

Orët e para mbas operacionit: Menjëherë mbas operacionit do të jeni ose në një pavion përmendje ose në pavionin e reminacionit. Dhimbja në vendin e operacionit është normale. Kokën, sa të jetë e mundur nuk duhet ta lavizni. İlaçet qetësuese dhe lëngjet e nevojshme do ti merrni me anën e një damari. Gjithashtu tensioni, ritmi i zemrës dhe frymëmarrja mbahen nën kontroll. Gjatë kësaj periudhe vizitorët lejohen për tju parë.

Disa orë mbas operacionit do të transferoheni në një dhomë tjetër të spitalit. Nga ju pritet që të ecni brenda një kohe të shkurtër. Në rast se brenda plagës është vendosur një tub kullues, ky do të nxirret nga mjeku. Përsëri mjeku vendos se kur do të dilni nga spitali.

Mbasi të keni dalë nga spitali:
Disa ditë mbasi keni dalë nga spitali do të filloni ta ndjeni veten më mirë dhe do të fuqizoheni si më parë. Por mos harroni se keni kaluar një operacion dhe trupi juaj ka nevojë për tu çlodhur dhe për tu shëruar. Mos u lodhni shumë. Duhet të plotësoni të gjitha këshillat e mjekut.

Përshpejtimi i shërimit:
Disa ditë mbasi te keni dalë nga spiatali duhet të çlodheni në shtëpi.
- Ilaçet duhet ti pini sipas këshillave
- Deri sa mjeku tu japë leje ( me afat në ose dy javë) mos përdorni mjet
- Nuk ka preoblem të bëni dush kur është e këshillueshme por duhet të keni parasysh që plagën ta lani me ujë të vakur
- Në rast se do të rruheni kini kujdes përreth plagës.

Kur është enevojshme të kërkoni mjekun:

- Ne rast se keni fryrje në qafë
- Në rast se rrjedh plaga
- Në rast se keni mpirje dhe pafuqizim në krah dhe në këmbë
- Në rast se keni humbje shikimi tek një sy ose ndonjë problem tjetër në shikim
- Nëse keni mbajtje të gojës

loading